Përballje — Telegrafi · 44 min

Prishtina në mbeturina, Musmurati sfidon Muratin | Përballje Podcast #52

14. 11. 2026. · 52 epizoda
O epizodi

Në këtë episod të “Përballje Podcast”, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati, flet për gjendjen në kryeqytet dhe marrëveshjen me Bankën Gjermane për Zhvillim, KfW. Ajo e akuzon ministrin Hekuran Murati për mosnënshkrimin e marrëveshjes dhe e fton në debat publik për të dhënë shpjegime.

Sipas Musmuratit, paketa e paraparë prej 74 milionë eurosh përfshin 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe një qendër moderne për riciklimin e mbeturinave. A rrezikohet ky financim dhe çfarë zgjidhjeje ofron Komuna ndërkohë?

Në bisedë trajtojmë edhe projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kundërshtimet e banorëve, mungesën e komunikimit dhe zotimin e saj se nuk do të ketë zhvillim të projektit pa dakordim me qytetarët.

🎙️ “Përballje Podcast” — çdo të shtunë, nga ora 16:10 në RTV Dukagjini, si dhe në Telegrafi e platformat tona sociale.

#PërballjePodcast #Telegrafi #Prishtina #BesianaMusmurati

Otvori na YouTubeu →

Sve epizode

12. 12. 2025. · 39 min

#10: Përballje: Instituti për Krime të Luftës - Atdhe Hetemi

Episodi i radhës i “Përballje Podcast”, sjell një bisedë me drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, i cili shpalos mandatin, punën deri tani dhe sfidat e dokumentimit të krimeve të…

Moji favoriti

Vaše omiljene stanice spremljene su na ovom uređaju.

Oglas
Balkan Radio
Reklama je u tijeku