O epizodi
Në këtë episod të “Përballje Podcast”, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati, flet për gjendjen në kryeqytet dhe marrëveshjen me Bankën Gjermane për Zhvillim, KfW. Ajo e akuzon ministrin Hekuran Murati për mosnënshkrimin e marrëveshjes dhe e fton në debat publik për të dhënë shpjegime.
Sipas Musmuratit, paketa e paraparë prej 74 milionë eurosh përfshin 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe një qendër moderne për riciklimin e mbeturinave. A rrezikohet ky financim dhe çfarë zgjidhjeje ofron Komuna ndërkohë?
Në bisedë trajtojmë edhe projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, kundërshtimet e banorëve, mungesën e komunikimit dhe zotimin e saj se nuk do të ketë zhvillim të projektit pa dakordim me qytetarët.
🎙️ “Përballje Podcast” — çdo të shtunë, nga ora 16:10 në RTV Dukagjini, si dhe në Telegrafi e platformat tona sociale.
#PërballjePodcast #Telegrafi #Prishtina #BesianaMusmurati
Otvori na YouTubeu →